Thursday, 14. May 2026
Sport

Rashica largohet nga Skënderbeu, me Partizanin ndeshja lamtumirës

GS 21/08/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Skënderbeut është përgatitur për të ndarë rrugët me talentin kosovar Ermir Rashica. Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se 20-vjeçari do të transferohet në një klub të madh, por ende nuk është mësuar emri konkret.

Për momentin Skënderbeu po shfrytëzon ditët e fundit të merkatos për të gjetur një zëvendësues për Rashicën, i cili do të luajë me korçarët për herë të fundit në Tiranë kundër Partizanit.

Teilen: