• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rashica në formacionin e javës në Turqi

17/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Turqisë.

Rashica, të martën është përfshirë në 11-shen e xhiros së pestët pas paraqitjes së mirë që e pati barazimin e Beshiktashit 1:1 në udhëtim te Trabzonspori

Edhe pse luajti vetëm 67-të minuta në duelin e luajtur të dielën, Rashica ishte ndër më të dalluarit në fushë te skuadra e Beshiktashit.

Për kohën sa ishte në fushë, Rashica pati 59 prekje të topit, tri pasime kyçe dhe krijoi një rast të rrezikshëm. Kështu që, edhe pse nuk asistoi apo shënoi gol, paraqitja e Rashicës u vlerësua lart.

Për 28-vjeçarin, kjo ishte ndeshja e katërt këtë sezon në elitën e futbollit të Turqisë, ku ka regjistruar edhe dy asistime.

Aktualisht, Beshiktashi është i katërti në tabelë me 10 pikë, tri më pak se Fenerbahçe që është lider por ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Next Post

Champions, Interi me mungesa në debutimin ndaj Manchester City

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.