Tuesday, 28. July 2026
Sport

Rashica refuzon Amedsporin, synon kthimin në Gjermani

GS 28/07/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka refuzuar ofertën e Amedsporit, skuadër kjo që në sezonin 2026/27 do të garojë në Superligën e Turqisë.

Bëhet e ditur se Amedspori kishte shprehur interesim për Rashicën dhe ka bërë ofertë për shërbimet e tij, por ishte sulmuesi i krahut, ai që ka refuzuar kalimin te kjo skuadër që drejtohet nga Besnik Hasi.

Gjithashtu, Rashica ka tërhequr vëmendjen edhe të ekipit tjetër nga Turqia, Rizesporit por 30-vjeçari e ka prioritet qëndrimin në Stamboll apo kthimin në Gjermani, sipas mediumeve turke.

Rashica nuk bën pjesë në planet e Beshiktashit, ekip që e ka nxjerrë në shitje dhe me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027 pasi nuk i përshtatet lojës së trajnerit Vincenzo Italiano.

Ai është pjesë e Beshiktashit prej vitit 2023 kurse ka luajtur edhe për Galatasarayn, Norwich Cityn, Ëerder Bremenin e Vitessen.

Në sezonin e fundit, Rashica pati 2 gola e 6 asistime në 33 ndeshje të luajtura me fanellën e Beshiktashit.

Teilen: