Friday, 30. January 2026
Sport

Rashica shënon golin e parë për gjigantin turk

GS 03/09/2023 1 Min. Lesezeit

Milot Rashica ka filluar të krijojë vend dhe të adaptohet me klubin e tij të ri, Besiktas.

Ylli i Kosovës në ndeshjen e sotme ndaj Sivasspor, ka arritur të gjejë edhe golin e parë.

Zhvillohej minuta e 40-të, kur Vincent Aboubakar, asistoi te Milot Rashica i cili nga afër me qetësi shënoi për 2-0.

Pas golit ai festoi me tifozët e Beisktasit duke bërë shqiponjën, që është edhe simbol i klubit turk.

Golin e parë me herët e kishte shënuar Omar Colley për 1-0.

Rashica vitin e shkuar ka luajtur me Galatasarayn, ku u shpall kampion.

Teilen: