• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rashica tani thotë se Besiktasi ishte e vetmja skuadër që donte të transferohej

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milot Rashica ka thënë se Besiktasi ishte skuadra në të cilën donte të transferohej këtë afatin kalimtar të verës e që në fund ia arriti.

  

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës në një intervistë dhënë për mediat turke u deklarua edhe për edicionin e kaluar sa ishte pjesë e Galatasarayt, rivalit të madh lokal të Besiktas.

“Kam pasur edicion të mirë dhe kam kaluar mirë me të gjithë te Galatasaray. Kam dhënë më të mirën. Fituam kampionatin në fund por isha i huazuar. Kontrata ime skadoi. Jam futbollist profesionist. Kjo është puna dhe karriera ime. Gjithmonë duhet të mendojë për hapin e radhës. Në mesin e shumë ofertave që kam pranuar, klubi që më donte më së shumti dhe ku unë doja të luaja ishte Beshiktashi. Kemi pasur takime dhe arritëm marrëveshjen”, tha Rashica, njofton “NTVSpor”.

“Nuk kam pasur telashe me ambientim dhe të gjithë në skuadër më kanë pritur mirë. Nga momenti i parë që kam arritur, gjithçka ka shkuar mirë. Qendrat stërvitore, kushtet, stadiumi, tifozët. Të gjithë janë të mirë dhe jam shumë i lumtur që jam në Beshiktash. Është ndjenjë shumë e mirë që luajë me fanellën bardhezi” tha Rashica, njofton “NTVSpor”.

27-vjeçari nga Vushtrria u transferua te klubi turk për 5.5 milionë euro nga Norwich City.

Rashica më parë karrierë ka bërë edhe te Werder Bremen, Vitesse e Vushtrria./Lajmi.net/

  


Next Post

Levandovski “shfryn” veten: Erdha një kanibal, jam kthyer normal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.