• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rashkaj: Hungaria test real, Foda të përmirësojë këtë aspekt

26/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anel Rashkaj foli rreth situatës së Kosovës në një lidhje direkte me emisionin “Dardanët” në SuperSport Kosova. Ish-kapiteni i dardanëve u ndal te trajneri i ri dhe ndryshimet që u panë te Kosova në miqësoren e fituar ndaj Armenisë.

Sonte është një test më i vështirë, përballë Hungarisë në “Puska Arena”. Duel të cilin Rashkaj e cilëson si provë të vërtetë për skuadrën e drejtuar nga Franco Foda.

“Kemi qenë në situatë të vështirë kohët e fundit. Është herët për të thënë diçka më shumë rreth lojës tonë, por jemi optimistë për trajnerin e ri. Ka përvojë, ai ka drejtuar edhe Austrinë më parë.

Sfida me Armeninë? Kishte aspekte pozitive në lojën tonë, edhe pse është herët për të folur. Trajneri nuk ka pasur shumë kohë, por kemi parë disa lëvizje pozitive taktikisht.

Sonte do të jetë testi i madh, sepse Hungaria është shumë e fortë. Duhet të kemi pak durim me trajnerin e ri, është ende në hapat e parë. Kemi parë gjëra pozitive, ndërkohë që sonte na pret një ndeshje e vështirë.

Kundër Armenisë nuk i shfrytëzuam hapësira në mënyrën më të mirë. Hungaria është Kombëtare e fortë, kanë kualitet, nuk duhet t’u dhurojmë hapësirat që u lamë Armenisë.

Në futbollin modern loja nuk mund të bazohet tek një individ, duhet të funksionojë ekipi në të dy fazat e lojës. Kosova ka lojtarë të mirë dhe me kualitet të lartë në aspektin individual.

Por, në aspektin e skuadrës kemi pasur probleme në aspektin taktik, ky është problemi ynë. Kualitete kemi, por duhet të funksionojë grupi.

Ekipi të tregojë zemrën dhe të shfaqet si ekip i vërtetë nëse duam të kualifikohemi në kompeticione si Botërori apo Europiani”, u shpreh 34-vjeçari, kapiteni i parë në historinë e përfaqësueses dardane.

Next Post

Hungaria-Kosova, fillon ndeshja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.