Tuesday, 19. May 2026
Sport

Raspadori flet pas eliminimit të Italisë nga Liga e Kombeve: Besuam te shtesa, mendja te Botërori

GS 24/03/2025 2 Min. Lesezeit

Një asist dhe më pas një gol, i cili nuk ishte më i lehti që ka shënuar në karrierë.

Giacomo-Raspadori-Italy-Germany-penalty

Xhakomo Raspadorit i mjaftuan rreth 30 minuta për të shkundur Italinë, që për pak sa nuk bëri mrekullinë në Dortmund pasi u gjend në disavantazh të tre golave pas 45 minutave të para. Sulmuesi i Napolit, pas ndeshjes, bëri disa vlerësime të asaj që ndodhi.

“Zhgënjimi është i madh. Të lëmë mënjanë pjesën e parë, të shënosh tre gola këtu dhe të mos marrësh në shtëpi një fitore apo kohë shtesë, është e pabesueshme. Është mëkat i madh, sidomos për penalltinë që na u mohua. Mendoj se duhet të marrim forcë nga reagimi. Jemi një grup plot cilësi dhe nuk mund të kem të tilla luhatje”, tha Raspadori për “Rai Sport”.

Më pas, 25- vjeçari iu rikthye 45 minutave të para duke deklaruar: “Dukshëm ishim nën nivelin tonë, si për nga personaliteti ashtu edhe për cinizmin. Duhet të kishim kërkuar kompaktësinë, nuk është gjithmonë e lehtë të jesh mendjemprehtë. Në pjesën e dytë reaguam në mënyrën më të mirë: jemi një ekip i fortë, nuk mund të pësojmë tre gola të tillë. Në ndeshjet si kjo me Gjermaninë, shpreson ta çosh në kohën shtesë. Penalltia duket e qartë, por nuk ka më kuptim të ankohemi. Tani le të mendojmë për Botërorin pasi nuk mund t’i lejojmë më vetes që të mungojmë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: