Monday, 16. February 2026
Sport

Raspadori humb Championsin me Atalantën, në dyshim edhe Play-off-i i Botërorit me Italinë

GS 16/02/2026 1 Min. Lesezeit

Lajme të këqija për Italinë dhe për Atalantën e Berat Gjimshitit. Sulmuesi Giacomo Raspadori, i cili la fushën i dëmtuar në ndeshjen ndaj Lazio, ka pësuar një tërheqje të gradës së parë dhe do të qëndrojë të paktën tri javë jashtë të blerta.

Atalanta nuk e llogarit sulmuesin e ardhur gjatë merkatos së dimrit për sfidat e “Play-off”-it në Champions League kundër Borussia Dortmund (e para më 17 shkurt në Gjermani dhe e dyta më 25 shkurt në Bergamo). Lojtari mungon edhe në transfertën e Napolit në kampionat dhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Lazio më 4 mars.

Në dyshim të fortë Rapadori është edhe për ndeshjet shtesë të Italisë për të shkuar në Botërorin 2026. Më 26 mars luhet ndeshja gjysmëfinale në Bergamo kundër Irlandës së Veriut.

Teilen: