• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rast i “artë” për Brojnë, “bomberi” shqiptar i vetmi sulmues aktiv te “Blutë” e Londrës

08/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm disa ditë më parë, prestigjiozja britanike, “The Athletic” publikoi një artikull dedikuar tërësisht “yllit” të Kombëtares sone, Armando Broja, ku thuhej se me largimin e “bomberit” senegalez, Nicolas Jackson drejt Kupës së Afrikës, 22-vjeçari mund të kishte mundësinë “e artë”, për t’u kthyer në një titullar stabël dhe këto “thashetheme” janë përforcuar edhe më shumë.

Kjo për shkak të dëmtimit të ri, të “fantazistit” francez, Christopher Nkunku.

Me këtë të fundit, që vetëm para 3 javësh u rikthyer në dëmtimi i rëndë në gju, mirëpo në përballjen e vlefshme për FA Cup, ndaj skuadrës së Preston, “ylli” i sulmit ka pësuar një dëmtim tjetër, kësaj radhe në ijë dhe pritet të mbesë jashtë deri më 26 janar.

Në të tilla rrethena, teknikut, Mauricio Pochettino ka si të vetmin opsion për “majën” e sulmit, të paktën për disa ditë, Vetëm Armando Brojën, me “bomberin” nga Malësia e Madhe, që do të jetë titullar fiks, në të paktën 3 sfidat e radhës, dy përballjet e EFL Cup, ndaj Middlesbrough, më 9 e 23 janar, si dhe në atë ndaj Fulham, më 13 janar.

Next Post

Napoli zbret në vendin e nëntë në tabelë, turpërohet nga Torino

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.