Italia trumbetohet shpesh si “Atdheu i trajnerëve”, pasi ka një nga shkollat më të famshme në botë dhe thuajse çdo vit eksporton emra të trajningut edhe në vendet e tjera, në drejtimin e klubeve apo kombëtareve. Por si për çudi, në momentin aktual, vetë Italia nuk ka trajner në detyrë në asnjë prej kombëtareve A ta saj.
Dorëheqja e Roberto Mançinit nga kombëtarja e meshkujve të Italisë sot, ka krijuar një rastësi shumë të çuditshme. Ai ka vendosur të largohet vetëm një muaj larg ndeshjeve të përfaqësueses në eliminatoret e Euro 2024.
Njëkohësisht, edhe kombëtarja e femrave të Italisë është pa trajner. Milena Bertolini i dha fund mandatit të saj në ditët e para të gushtit, pasi Italia u eliminua në Botërorin 2023, ku doli që në fazën në grupe të turneut.
Kështu, asnjë nga përfaqësueset nuk ka trajner, duke i bërë më të vështirë punën Federatës Italiane e cila tashmë raportohet se është në kaos të plotë pasi duhet të rishikojë strategjitë që ka me ekipet kombëtare.
PANORAMASPORT.AL