• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rastësisht portier: Diogo Costa nuk donte të luante në portë

03/07/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Heroi absolut i Portugali-Slloveni ishte pa dyshim Diogo Costa. Portieri i lindur në vitin 1999 u vlerësua për disa ndërhyrje të rëndësishme gjatë ndeshjes, por pikërisht gjatë gjuajtjes së penalltive doli në qendër të skenës, duke arritur të neutralizojë të tre goditjet nga pika e bardhë të sllovenëve. Mediat anembanë botës i thurën lëvdata portierit të Portos, madje L’Equipe i ka kushtuar një artikull në të cilin tregohen disa histori për karrierën e tij.

Gazeta franceze intervistoi Diamantino Figuereido, trajner i portierëve që ka punuar me Diogo Costa: “Ai është shumë i fortë mendërisht, dhe kjo mund të shihet kur duhet të presë një penallti. Ai është gjithmonë në gjendje të mbetet shumë pozitiv kur bëhet fjalë për ekuilibrin e forcave, duke qëndruar i qetë. Ai nuk vjen domosdoshmërisht nga sezoni më i mirë i karrierës së tij, por është shumë i qëndrueshëm dhe qëndrimi i tij mendor u pa edhe ndaj Sllovenisë”.

Por jo vetëm. L’Equipe pati gjithashtu një bisedë me Adilio Pinheiro, themelues i shoqatës së lagjes Pinheirinhos de Ringe, në periferi të Portos, ku Costa luante së bashku me Vitinha. “Ai nuk donte të luante në portë, ndaj i shpjegova se në ekipin tim të gjithë lojtarët luajnë në të gjitha pozicionet”. Dhe kështu ka lindur historia e Diogo Costa, portierit më të spikatur të momentit.

Next Post

Në Francë pyesin se çfarë ka ndodhur me Mbappe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.