Ligjvënësit e futbollit do të shqyrtojnë incidentin që e la Taiuo Auonijin të detyruar të operohet për një dëmtim që i rrezikonte jetën.
Sulmuesi i Notingem Forestit u vendos në koma artificiale nga mjekët dhe kishte nevojë për kujdes intensiv pasi pati një këputje të zorrës pas përplasjes në një shtyllë gjatë barazimit 2-2 kundër Lestërit të dielën. Shumë e kanë dënuar protokollin e prezantuar në vitin 2020.
Aty thuhet se gjyqtarët mund të vonojnë ngritjen e flamurit të pozicionit jashtë loje në situata shumë të qarta sulmuese, kur një lojtar është gati të shënojë një gol ose ka një vrapim të qartë drejt/në zonën e penalltisë së kundërshtarit. Në rastin e nigerianit, ai u dëmtua kur po ndiqte një krosim të Elangës, i cili më pas u vlerësua si pozicion jashtë loje. Por nëse flamuri do të ishte ngritur, atëherë lojtari nuk do të ishte lënduar. Fatmirësisht, 27-vjeçari doli dje nga koma.
PANORAMASPORT.AL