Rasti i vilës së Shaqirit, futbollisti shqiptar një hap para / Ëndrron nisjen e ndërtimeve!
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri dëshiron të ndërojë një shtëpi të ëndrrave në Rhienfelden AG.
Falë një vendimi të Gjykatës Federale, ai ka shpresë të ndërojë këtë vilë.
Në gusht të vitit 2022, Shaqiri mori lejen e ndërtimit në kantonin e Aargau. Por, një banor u ankua dhe këto punime u ndaluan, duke ia hequr lejen e ndërimit në janar të vitit 2024.
Për këtë rast, ka ndërhyrë edhe Gjykata Federale, të cilët kanë kërkuar për një vlerësim të ri.
Ndërtimi nuk ka filluar, por sipas SRF-së dhe agjencisë së lajmeve SDA-së, Shaqiri mund të ëndrroj që të ardhmen ta ketë këtë vilë luksoze në qytetin ku u rrit, pas largimit nga Zhegra e Gjilanit.
Fokusi kryesor tani është vlerësimi i sipërfaqes dhe më pas Shaqa mund të fillojë ndërtimin e saj.