Fabricio Ravaneli ende nuk sheh një favorit të qartë për titullin e Serisë A. Në një intervistë për “TVPlay”, ish-sulmuesi i Juventusit mendon se Alegri është duke e rikthyer një pretendente “zonjën e vjetër”:
“Për Interin dhe Juventusin nuk është një mini-shkëputje, i vetmi që mund të shkëputet është Interi dhe vetëm Napoli mund të vazhdojë me ta. Juve, nga ana tjetër, po vjen nga kohë të vështira dhe është shumë e uritur. Bardhezinjtë teknikisht nuk mund të rivalizojnë, por kanë një ligësi mbresëlënëse. Tani Alegri ka dhomën e zhveshjes në duart e tij dhe gjithashtu i ka dhënë një filozofi kësaj skuadre.
Juventusi nuk është në nivelin e Interit dhe Napolit, por ata mund të thonë fjalën e tyre deri në fund nëse qëndrojnë të përulur”. Ai u ndal të komentonte edhe Lazar Samarxhiçin e Udinezes, emri i të cilit është lidhur shpesh me një transferim në Torino: ” është një lojtar i rëndësishëm, ai do të ishte lojtari që do t’i sillte Juventusit shumë cilësi në një repart ku do të duhej një alternativë në numër. Besoj se ai është profili i duhur për të rritur cilësinë në skuadrën e Juventusit edhe për vitet e ardhshme”.
PANORAMASPORT.AL