Thursday, 8. October 2026
Futboll

Ravanelli: Është fenomen, Zhegrova mund të bëhet më i miri te Juventusi

GS 08/10/2026 2 Min. Lesezeit

Fabrizio Ravanelli analizon Juventusin, duke shprehur besim te Kolo Muani dhe vlerësuar Edon Zhegrovën e Alessandro Romanon.

Për kosovarin: “I thashë se është një fenomen dhe se atë që bën me kombëtaren duhet ta bëjë edhe në stërvitje dhe me Juven, sepse është një fenomen. Nëse gjen vazhdimësi, mund të bëhet lojtari më i fortë që ka Juventusi, sepse i ndryshon ndeshjet. Mund të shënojë; për mua ka potencialin për 10 gola”.

Për Kolo Muani: “Unë jam në anën e atyre që besojnë te 15 golat. Më pëlqen shumë dhe jam i lumtur që erdhi te Juve. Jam i bindur se mund të bëjë shumë mirë”. Ravanelli beson se Spalletti mund ta ndihmojë, siç bëri me Osimhen: “Jam i bindur se Kolo ka një mësues të jashtëzakonshëm si Spalletti dhe në fund të sezonit do t’i shënojë 15 golat”.

Për Alessandro Romano: “Më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Ka cilësi, personalitet dhe ka treguar se është gati për një klub të madh”.

Ndërsa për Calhanoglu: “Do të ishte ideal për këtë skuadër, sepse nuk kemi një ekzekutues të mirë të goditjeve standarde. Goditje këndi, faulle, gjuajtje nga distanca… Nëse të vjen një telefonatë nga Juventusi, si mund t’i thuash jo”.

 

 

Teilen: