Wednesday, 18. February 2026
Futboll

Raya apel skuadrës: Të luajmë pa frikë, mund të realizojmë një sezon historik për Arsenal

GS 18/02/2026 2 Min. Lesezeit

Portieri David Raya i ka bërë thirrje lojtarëve të Arsenal të luajnë pa frikë, teksa synojnë të fitojnë titullin në Premier League pas 22 vitesh nga hera e fundit si dhe një trofe që nga viti 2020. “Topçinjtë” po luftojnë në të katër frontet, me mundësinë për të kompletuar një “poker” trofesh.

Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Wolves, portieri spanjoll tha: “Besimi dhe kënaqësia janë gjëja më e rëndësishme në këtë sport. Të kesh vetëbesim është gjëja më e rëndësishme për të qenë futbollist dhe duhet ta shijosh atë. Nëse nuk e bën, nuk do të jesh vetvetja. Nuk do të jesh në gjendje ta ndihmosh ekipin”.

“Nëse luan pa frikë, nuk mund të luash futboll. Nuk do ta shijosh momentin, nuk do të kënaqesh duke qenë në bar. Vetëbesimi do të jetë çelësi për ne. Të gjithë duhet të jenë të sigurt për të ditur se çfarë po bëjnë dhe gjëja kryesore është të shijojnë procesin. Gjithçka është e hapur deri në fund”, tha Raya.

Duhet të përqendrohemi te vetja dhe të shkojmë ditë pas dite, seancë stërvitore pas seance stërvitore dhe ndeshje pas ndeshjeje, që është gjëja më e rëndësishme. Nëse mendon shumë përpara, nuk do ta shohësh. Thjesht ecim në të tashmen. E gjithë skuadra është e lidhur. Ne jemi miq dhe shokë skuadre në të njëjtën kohë”, tha Raya.

Më tej, spanjolli tha: “Kam qenë me fat që luaj me kampionë. Unë flas më shumë me ata që flasin spanjisht, por shkoj mirë me të gjithë. Mendoj se është meritë e trajnerit dhe stafit që krijoi këtë kulturë në klub ku të gjithë shkojmë mire me njëri-tjetrin”.

“Bashkimi është një gjë kyçe. Kemi një objektyiv të gjithë së bashku dhe mund të realizojmë një sezon historik. Do të ishte e pabesueshme. Kjo është arsyeja pse luajmë futboll dhe pse luajmë për Arsenal. Jemi këtu për të fituar trofe, për të bërë diçka të veçantë dhe për t’i bërë tifozët dhe klubin të lumtur”, përfundoi Raya.

Teilen: