Monday, 30. March 2026
Sport

RB Leipzig-FC Bayern/ Kompany lajmëron rikthimin e Jamal Musiala

GS 16/01/2026 1 Min. Lesezeit

Pas plot 196 ditësh pritjeje ka ardhur edhe momenti i Jamal Musiala-s. Ndeshja, e vlefshme për javën e 18-të të Bundesliga-s, mes RB Leipzig dhe FC Bayern do të jetë ndeshja e parë ku Jamal Musiala do të figurojë mes të grumbulluarve pas dëmtitmit që pësoi korrikun e 2025-ës në Atlanta.

“Nëse gjithçka do të shkojë mirë sot në stërvitjen e fundit atëherë Jamal do të jetë me ne”, tha Vincent Kompany në vigjilje të transfertës delikate të Bayern-it.

“Së bashku me Jamal-in na rikthehet edhe energjia pozitive. Jam i lumtur për Jamal-in dhe mendoj se sapo ka dalë nga një tunel i errët. Kur kalon situata si ajo kaq të vështira edhe gjërat e vogla të duken të bukura”, tha trajneri belg i Bayern-it.

Teilen: