Saturday, 1. August 2026
Sport

RB Leipzig nuk i kthen përgjigje Real-it pas ofertës së tretë që i ka shkuar për Diomande

GS 01/08/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid i ka bërë një tjetër ofertë RB Leipzig për shërbimet e Yan Diomande, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Sipas medieve gjermane sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kërkon që të transferohet sa më shpejt në Madrid, por klubi i tij aktual nuk ngutet deri në momentin që do të përfitojë shumën e kërkuar.

RB Leipzig nis nesër përgatitjet për sezonin e ri në Austri dhe këëtë udhëtim Diomande kërkon ta evitojë pasi shpreson që të transferohet sa më shpejt në Spanjë. A.V.

Teilen: