Situata në stol te Kombëtarja ishte e tensionuar pas daljes me karton të kuq të Etrit Berishës. Arbër Hoxha u sakrifikua nga trajneri Rolando Maran, për të aktivizuar portierin Alen Sherri që duhet të merrte vendin e Berishës.
Kamera e fokusoi Hoxhën, ndërsa ishte pranë uljes në stol. Sulmuesi nuk e fshehu zhgënjimin gjatë kësaj kohe.
SFIDA- Dy gabimet e Berishës, njëri pas tjetrit, i kushtuan shtrenjtë kuqezinjve që mbetën me 10 lojtarë në raundin e tretë të Ligës së Kombeve. Çdo gjë po shkonte mirë për Kombëtaren në Finlandë, deri në minutën e 22-të.
Ishte Berisha i cili fillimisht gaboi një pasim, më pas shkaktoi faull si lojtar i fundit dhe u ndëshkua me karton të kuq. Kështu erdhi edhe goli i Finlandës që ndëshkoi nga goditja e dënimit.
Reagimi i Arbër Hoxhës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL