• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reagimi i parë Trepçës pasi e humbi finalen ndaj Pejës

19/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ky është reagimi i Trepçës, pasi e humbi finalen ndaj Pejës.

Trepça dje u mposht ngushtë 93:91 në finale ndaj Pejës, e cila u shpall kampione e Kosovës në basketboll.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, të cilës iu nevojitën shtesat për ta përcaktuar fituesin dhe kampionin në këtë rast.

Pas përfundimit, Trepça bëri një reagim në faqen e tyre në Facebook.

Ky është reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

Të nderuar tifozë e përkrahës

Sonte e përfunduam një edicion garues, që megjithatë është për ta vlerësuar. Luajtëm të gjitha finalet, fituam trofe, kthyem interesimin për basketbollin në vend dhe sollëm gëzime e emocione. Sonte na mungoi fati dhe titullin e fitoi rivalja jonë, Peja. E urojmë që kishte më shumë fat dhe fitoi titullin e kampionit në një garë të fortë e të barabartë.

Duke vlerësuar përkrahjen e secilit prej jush, ju falenderojmë përzemërsisht.Ne jemi ende në rritje. Gjëra edhe më të mëdha na presin prej fillimit të edicionit të ardhshëm.Trepça është e madhe. Me ju në krahë do të luajmë edhe shumë e shumë finale. Do sjellim edhe shumë emocione e krenari.Jemi krenarë që një qytet kemi prapa. Kërkojmë falje që sonte nuk ju gëzuam, por ju premtojnë: shumë gëzime do të keni nga ne.Trepça, krenari

Next Post

Skena të shëmtuara në Ligën e Konferencës, familjet e lojtarëve të West Ham sulmohen nga tifozët e AZ

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.