Pasi emri i tij u lakua gjithë verën, Romelu Lukaku foli nga kombëtarja dy ditë më parë duke treguar se pas vendimeve të tij fshiheshin gjëra që do të shokojnë opinionin kur të bëhen të ditura.
Pavarëisht reagimeve të ndryshme mbi deklaratën e belgut, ka pasur nga ata që nuk kanë pasur asnjë lloj ndryshimi në qëndrimin e tyre ndaj sulmuesit, siç janë ultrasit e Interit. “Curva Nord” reagoi dje me një mesazh në rrjetet sociale ndaj Lukakut. “Bastard i neveritshëm, nuk na intereson çfarë do të thuash, nuk na interesojnë justifikimet dhe as arsyetimet e tua.
Nëse ke bo** (dyshojmë), hajde në “Meazza”. Milano po të pret”, lexohej në mesazhin e ultrasve, të cilët kanë porositur 50 mijë bilbila për të vërshëllyer Lukakun në rikthimin e tij në “Meazza” për Inter-Roma në 29 tetor.
PANORAMASPORT.AL