Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Reagoi duke shkëlqyer në fushë, Asllani zgjidhet në formacionin e javës në Itali

GS 21/01/2025 1 Min. Lesezeit

Iu përgjigj kritikave në mënyrën më të mirë, duke shkëlqyer në fushë në fitoren 3-1 të Interit përballë Empoli.

Kristjan Asllani mori vlerësime të shumta pas ndeshjes kundër ish-skuadrës së tij, madje faqja e specializuar e statistikave, Sofascore e ka përzgjedhur në formacionin e javës së 21-të të Serie A.

Mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 8.3 dhe duket se tashmë i ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve.

 

Teilen: