• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reagon ashpër Trepça ‘89: FFK ndikoi direkt në rezultat

28/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse e fituan ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Prishtinës, kjo nuk i mjaftoi Trepçës ‘89 për të shmangur rënien në Ligën e Parë për shkak të triumfit të Ferizajt ndaj Dukagjinit në minutat shtesë.

Goli i fitores i Ferizajt ngjalli shumë polemika për shkal të reagimit amatoresk të portierit mysafir, gol që ia siguroi Ferizajt barazhon për mbetje në elitën e futbollit vendor.

  

Pas ndeshjes, përmes një komunikate zyrtare, Trepça ‘89 ka reaguar ashpër duke akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës për ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat.

Në reagimin e tyre, mitrovicasit bëjnë të ditur se kanë mbajtur një mbledhje urgjente ku kanë shqyrtuar atë që ndodhi në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Trepçës ‘89 (pa ndërhyrje):

Deklaratë për media.

Pas mbarimit të ndeshjes së sotshme Kryesia e KF Trepça ’89 FC mbajti takim urgjent dhe del me këtë deklaratë.

Së pari urojmë FFK-në për Skandalin e sotshëm ku pa kurrfarë marre dirigjon ndeshjen dhe ndikon direkt në rezultat.

U panë sot dashakëqijtë e Futbollit se si e bastarduan futbollin, se si mbrojti FFK-ja klubet servile të saj, ato klube që e përkrahën gjatë Kuvendit të fundit zgjedhorë.

Nuk është fundi i Botës që bie Trepça’89 nga Superliga por duhet ta dinë se nuk luhet me ndjenjat e një Klubi ndër më të organizuarat në Futbollin Kosovar tash e më shumë se tridhjetë vite.

Kjo çka ndodhi në Ferizaj është fytyra e vërtetë e kësaj Federate.

Kështu është uzurpu ky institucion.

Marre i koftë Komitetit Ekzekutiv, si e ndjejnë vetën ata sot. Si kanë fytyrë të ballafaqohen me Familjar të tyre, Shoqërisë, por për ata fjala marre nuk ekziston sepse ata marren e hajnë me bukë.

Përmes kësaj deklarate Ju kërkojmë falje Sportdashësve Mitrovicas por Jemi klub me traditë dhe do të kthehemi edhe më të fortë.

Përveç skuadrës mitrovicase, në Ligën e Parë ka rënë edhe Drenica.

  


Next Post

Cilat skuadra janë kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.