• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reagon FFK: Do ta dorëzojë padinë në UEFA, si dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS)

13/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar në lidhje me ndeshjen kualifikuese Rumani – Kosovë.

Ndeshja kualifikuese për “Euro 2024” u ndërpre në pjesën e parë për 50 minuta, ku të dyja ekipet u larguan nga fusha pas shpalosjes së mesazhit “Kosova është Serbi” nga huliganët e grupit rumun “Uniti sub tricolor”.

  

Kosova shumicën e ndeshjes e zhvilloi më një lojtar më pak pas përjashtimit të Vedat Muriqit.

Në fund humbi me rezultat 2:0.

FFK ka paralajmëruar padinë në UEFA, si dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Reagimi pa ndërhyrje i FFK-së

Reagim i FFK-së lidhur me incidentin e shkaktuar nga tifozët e kombëtares së Rumanisë

Përmes futbollit ngritim urat ndërmjet popujve, nuk i shembim ato

Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër incidentin e rëndë të shkaktuar nga tifozët e kombëtares së Rumanisë, gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, Rumani-Kosovë, në “Arena Nationala” në Bukuresht.

Tifozët e kombëtares së futbollit të Rumanisë, përmes gjuhës së urrejtjes e dëmtimit të imazhit të vetë kombëtares përmes shprehjeve të tilla dhe sjelljeve jo sportive kanë denigruar ndeshjen e mbrëmshme të futbollit.

Për këtë gjë, Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar menjëherë aty për aty, duke kërkuar suspendim të lojës deri në tërheqjen e pankartave dhe slloganeve të urrejtjes gjatë ndeshjes. Kjo kërkesë e FFK-së është miratuar nga delegati i ndeshjes dhe derisa janë tërhequr të gjitha pankartat dhe janë ndalur të gjitha thirrjet urrejtëse kundër Kosovës nuk ka rifilluar ndeshja.

Pas incidentit të këtillë, është kërkuar nga delegati i UEFA-s të evidentohen të gjitha shkeljet që kanë rezultuar me vërejtje ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe është kërkuar që të gjitha shkeljet të procesohen te organet përkatëse të UEFA-s.

Federata e Futbolli e Kosovës po ashtu iu ka drejtuar Komisionit Disiplinor të UEFA-s me kërkesën që të merren masat adekuate në raport me brohoritjet nacionaliste, pankartat dhe gjuhën e urrejtjes të shprehur nga tifozët e kombëtares së Rumanisë.

Incidentet e këtilla nuk duhet përsëritur. Futbolli vetëm ndërton ura ndërmjet nesh, nuk duhet shembur ato.

Falënderojmë edhe një herë të gjithë ata që kanë dënuar incidentin e djeshëm dhe mbështetjen ndaj futbollit.

Përkundër kësaj FFK ka diskutuar dhe ka mbledhur deklarata dhe materiale të incizuara e të fotografuara, të cilat e plotësojnë dosjen e ankesës për dënim të kësaj ngjarje, me kërkesë për rishikimin e të gjitha ndodhive nga kontrollorët, specialistët dhe nga sektori i referimit për vendimet e padrejta.

Presidenti Ademi ka telefonuar organet kompetente për këtë rast dhe ka kërkuar të merren masa, duke përmendur edhe rastin e ndeshjes me Zvicrën për mosdhënien e penalltisë, e po ashtu edhe rastin e penalltisë së mundshme me Rumaninë e mosdhënien e kartonit të kuq në rastin e ndërhyrjes ndaj Rrahmanit.

Në këtë drejtim, FFK në kuadër të procedurave ligjore, për të gjitha shkeljet që janë bërë, do të përgatisë edhe komentet e nevojshme dhe do ta dorëzojë padinë në UEFA, si dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

  

  


Next Post

Mendy mbetet jashtë planeve të Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.