Saturday, 4. April 2026
Sport

Reagon FFK për biletat ne “treg të zi”: Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit

GS 08/09/2023 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës e ka njoftuar opinionin se biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër.

Ditët e fundit në Kosovë ka lulëzuar “tregu i zi” sa i përket biletave.

  

Ata po shiten me çmime të larta në rrjetet sociale.

Në secilën hyrje të stadiumit funksionon sistemi digjital dhe do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave të personalizuara.

Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit, me të cilat jemi duke bashkëpunuar ngushtë në parandalimin e keqpërdorimit të biletave për ndeshje.

Andaj, FFK fton qytetarët që të mos bien pre e mashtruesve në tregun e zi dhe çdo abuzim me bileta ta paraqesin tek organet e rendit.

Kosova dhe Zvicra përballen të shtunën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

  

  


Teilen: