• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reagon FTK-ja dhe KOK-u për incidentin në Tiranë

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Taekwondos e Kosovës (FTK),  të martën ka reaguar për incidentin që ndodhi të dielën paradite në Tiranë.

Trajneri kosovar, Valmir Fetiu ka qëlluar me shuplakë garuesen dhe vajzën e tij 8-vjeçare.

FTK-ja, ka refuzuar të deklarohet të dielën e të hënën, ndërsa lëshoi një komunikatë për rastin të martën pasdite.

Federata kosovare ka njoftuar për dënimin gjashtëmujor të trajnerit nga Federata Evropiane e Taekwondos, gjë që u bë e ditur të hënën nga federata evropiane.

“Duke punuar dhe shpresuar që raste si ky dhe raste tjera të ngjashme të mos përsëriten më, FTWK dënon ashpër veprime të tilla dhe zotohet se gjithmonë do të marrë masa ndaj këtyre dukurive”, ka shkruar federata kosovare e taekwondos.

Ngjashëm si FTK-ja, është deklaruar menjëherë edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), që po ashtu nuk ishte prononcuar të hënën.

“KOK-u duke vlerësuar rastin si të ndjeshëm, fillimisht ka zhvilluar takime me drejtuesit e federatës, në mënyrë që të marrë të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me incidentin. KOK-u përkrahë FTK-në në lidhje me vendimin për suspendim të trajnerit dhe njëherit dënon incidentin e ndodhur, me shpresën dhe besimin se raste të tilla, të cilat njollosin sportin e Kosovës, të jenë të fundit”, shkruan në një postim të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Next Post

Kombëtarja në stërvitje, mungojnë dy lojtarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.