Tuesday, 3. March 2026
Sport

Reagon KB Peja: Skuadra jonë u sulmua gjatë hyrjes në zhveshtore

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Është ndërprerë ndeshja çerekfinale e play-offit mes Yllit dhe Pejës në basketboll.

Hudhjet e gjësendëve fillimisht bënë që ndeshja të ndërpritet, me dy skuadrat që u urdhëruan t’i drejtohen zhveshtoreve.

E rrugës për në dhomat e zhveshjes, basketbollistët pejanë u sulmuan nga tifozët vendas.

Momentalisht ndeshja është e ndërprerë dhe nuk ka ndonjë njoftim se çfarë do të ndodhë.

E lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe klubi pejan në faqen e tyre në Facebook.

“Ndeshja ndërpritet pas sharjeve dhe hudhjeve të vazhdueshme nga tifozeria vendase. Poashtu edhe është sulmuar skuadra jonë gjatë hyrjes në zhveshtore”, thuhej në njoftim.

Teilen: