• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reagon Marc Guiu pas golit me Barcelonën: Kam punuar gjithë jetën për këtë mundësi, nuk mund ta besoj

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marc Guiu nuk ka mundur t’i fshehë emocionet pasi shënoi golin e fitores në debutim për Barcelonën ndaj Athletic Bilbaos.

17-vjeçari realizoi gol pasi 23 sekondave që u fut në lojë për Barcelonën, duke zëvendësuar Fermin Lopezin në minutën e 79’.

“Nuk mund ta besoj, jam pa frymë. Jam duke e shijuar këtë moment. Kam punuar gjithë jetën për këtë mundësi, dhe rezultoi të jetë perfekt”, u shpreh Guiu.

Sipas Optas, Guiu tani është lojtari më i ri që shënon për Barcelonën në shekullin e 21-të, me 17 vjet e 291 ditë.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Barçës, Xavi, i cili theksoi se vëmendjen e ka gjithmonë te akademia.

“Personalisht më pëlqen Marc Guiu. Gjithmonë kam thënë se nuk e kam problem që të shikoj te lojtarët e La Masias. Duhet t’i japim besim. Kur e sheh se është gati, ti duhet ta fusësh në fushë”, ka theksuar Xavi.

Përndryshe, Barcelona ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë të mërkurën në Ligën e Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk.

Next Post

Ismet Munishi: Vazhdoj të jem “boss” në futboll të Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.