• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reagon ministri Çeku: Do të kërkojmë sqarime nga UEFA

03/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka reaguar në lidhje me largimin e flamurit të Kosovës në kongresin e UEFA-s të mbajtur në Beograd.

Ministri Çeku thotë largimi i flamurit të Republikës së Kosovës në Kongresin e UEFA-së në Beograd është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Tutje ai shtoi se pret sqarime nga UEFA në lidhje me rastin, pasi ky është sulm ndaj shtetit të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që kongese të tilla të mos organizohen më në Beograd

“Largimi i flamurit të Republikës së Kosovës në Kongresin e UEFA-së në Beograd është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm. Kosova është shtet i pavarur, që përfaqësohet në botë përmes simboleve shtetërore. Federata e Futbollit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e UEFA-së”.

“Largimi i simboleve është sulm i drejtpërdrejtë ndaj integritetit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të kalojë pa reagim të mirëfilltë ndërkombëtar”.

“Presim sqarime nga UEFA-ja dhe veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”.

“Dënojmë ashpër gjuhën e përdorur nga Federata e Serbisë në komunikatën e tyre, e cila mjerisht, me vetëdije të plotë pranon të instrumentalizohet nga politika shoviniste serbe”.

Shteti serb nuk ka ndryshuar, është i njëjti që ka kryer masakra e gjenocid para pak dekadash. As atëherë e as sot, nuk e ka kursyer as sportin. Për këtë arsye, kërkojmë nga federatat europiane e botërore të sportit të mos organizojnë ngjarje sportive në Serbi për sa kohë ajo nuk e ndryshon qasjen në raport me pjesëmarrjen e Kosovës”, thuhet në reagimin e ministrit Çekut.

Po ashtu, ministri Çeku, në një pronocim për “Kanal10” ka shtuar se shteti i ka udhëzuar qysh më herët të gjitha federatat sportive të Kosovës, që t’i lëshojnë ose të tërhiqen nga çdo aktivitet sportiv – çfarëdo çofshin ato – nëse vendi ynë nuk trajtohet njësoj sikurse pjesëmarrësit e vendeve të tjera.

“E kemi një politikë që e kemi komunikuar me gjitha federatat. Kudo që ndodhin ngjarjet sportive në botë, pjesëmarrje duhet të ketë vetëm me simbolet tona shtetërore. Pa simbole, nuk ka pjesëmarrje. Largimi i simboleve, do të thotë largimi i sportistëve të Kosovës”, deklaroi ai.

Në Kongresin e UEFA-s, përfaqësuesit e FFK-së ishin kryetari Agim Ademi dhe u.d sekretarit, Markus Weidner.

Next Post

Prapaskenat interesante/ Kërcënimi me zëvendësim, që ndezi Viniciusin në Kupë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.