• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 9, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reagon për herë të parë pas aksidentit fatal, Joshua prek me fjalët për dy shokët e vdekur

08/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, ka bërë reagimin e tij të parë publik pas aksidentit fatal automobilistik të ndodhur muajin e kaluar në Nigeri, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë, Sina Ghami dhe Latif Ayodele.

Automjeti ku udhëtonte Joshua u përplas me një kamion të parkuar, ndërsa vetë boksieri britanik shpëtoi me lëndime të lehta. Shoferi i mjetit, i cili rezulton të ketë qenë pa patentë, po përballet me disa akuza penale, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se makina po lëvizte mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë.

Në një mesazh prekës të publikuar në rrjetin social X, Joshua shprehu dhimbjen e tij të thellë për humbjen e miqve:

“Faleminderit për gjithë dashurinë dhe kujdesin që keni treguar për vëllezërit e mi. As nuk e kuptoja sa të veçantë ishin. Ecja me ta, qeshja dhe bëja shaka, pa e ditur se Zoti më kishte mbajtur në praninë e njerëzve të mëdhenj.”

Joshua shtoi se dhimbja e tij është e madhe, por se prindërit e viktimave po kalojnë një periudhë edhe më të vështirë:

“Për mua është 100 për qind e vështirë, por e di që për prindërit e tyre është edhe më e rëndë. Kam një mendje të fortë dhe besoj se Zoti i njeh zemrat e tyre. Zoti i mëshiroftë vëllezërit e mi.”

36-vjeçari Joshua, me rekord 29 fitore dhe 4 humbje (26 me nokaut), vjen pas fitores së fundit me nokaut në raundin e gjashtë ndaj Jake Paul në Miami. Ai kishte planifikuar rikthimin në ring në fillim të vitit 2026, por pas tragjedisë së ndodhur në Nigeri, një anëtar i familjes ka deklaruar se Joshua mund të ketë vendosur të tërhiqet përfundimisht nga boksi.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë “AJ”. Koha do të tregojë nëse një nga emrat më të mëdhenj të boksit modern do të rikthehet më në ring apo do ta mbyllë karrierën pas kësaj ngjarjeje tragjike.

Next Post

“El Clasico” në finale të Superkupës, Real Madridi mposht Atleticon, siguron përballjen me Barcelonën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.