Saturday, 22. August 2026
Futboll

Real e nis sezonin në transfertën ndaj Espanyol, Mourinho e nis me një… surprizë (foto)

GS 22/08/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid do të nisë sonte sezonin e ri në La Liga në transfertën ndaj Espanyol. Mourinho nuk ka bërë shumë ndryshime në formacionin titullar që luajti në miqësoren e fundit kundër Schalke 04 të dielën e kaluar.

Disi befasi është përfshirja e Bellingham në rolin e mesfushorit sulmues. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Arda Güler do të jetë në stol. Turku do të luajë në krahun e djathtë në vend të Brahim, i cili mbetet në stol, ashtu si edhe Diomande, transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit.

Për dyshen qendrore të mesfushës, Mourinho ka zgjedhur Valverden dhe Bernardo Silvën. Tchouaméni sapo është rikthyer nga lëndimi, dhe Camavinga nuk është në planet e trajnerit portugez.

Përsa i përket mbrojtjes, Konate dhe Hujisen në qendër, Dumfries dhe Carreras në krahë. Surprizë mund të quhet lënia jashtë e Marc Cucurella dhe aktivizimi nga minuta e parë e Carreras, i cili është përfolur vazhdimisht për një largim të mundshëm këtë verë.

Teilen: