Thursday, 30. April 2026
Sport

Real-i nuk i përmirëson kushtet e kontratës së re Vinicius Jr.

GS 23/09/2025 1 Min. Lesezeit

Sipas shtypit spanjoll Real Madrid nuk ka ndër mend që të përmirësojë kushtet e kontratës së re që i ka ofruar Vinicius Junior. Me këtë vendim drejtiuesit e klubit spanjoll janë të vetëdijshëm se mund të humbin shërbimet e sulmuesit, të cilit i skadon kontrata më 30 qershor të 2027-ës.

Vinicius ka kërkuar shifra të tjera, por Reali nuk pranon që të rishikojë ofertën e prezantuar pak muaj më parë. Klubi spanjoll ka vendosur që të mos përmirësojë kushtet e kontratës, por nga ana tjetër nuk e ka tërhequr atë nga tavolina e tratativave. Pra Vinicius nëse dëshiron që të qëndrojë më gjatë në Madrid ka ende shansin për të bërë diçka të tillë.

Teilen: