Real Madrid-i siguroi tri pikë në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje kundër Getafe-s, falë një goli mahnitës të Marco Asensio. Megjithatë, ata mund ta humbin atë fitore, pas pretendimeve për shkelje të rregullave.
Në minutën e 84-të të ndeshjes, Eduardo Camavinga u zëvendësua nga Alvaro Odriozola, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj francezit nga Juan Iglesias i Getafe-s.
Megjithatë, siç ka thënë Sport, Asensio ishte larguar tashmë nga fusha për t’u zëvendësuar nga Odriozola, përpara se të bëhej ndryshimi për të hequr Camavinga-n.
Sipas Bordit Ndërkombëtar, sugjerohet se Asensio tashmë konsiderohej të ishte zëvendësuar, që do të thotë se ai nuk mund të kthehej më në fushë, gjë që ndodhi.
“Zëvendësimet do të jenë efektive kur zëvendësuesi të hyjë në fushë. Nga ai moment, lojtari që largohet nga fusha bëhet lojtar i zëvendësuar dhe zëvendësuesi bëhet lojtar aktiv”.
Nëse Getafe mendon se Real Madrid e ka shkelur këtë rregull, ata mund të paraqesin një ankesë në Komitetin e Garave të RFEF. Nëse do të jenë të suksesshëm, do t’i jepeshin tri pikët e ndeshjes, ndërsa Real Madrid-it do t’i hiqeshin.
Duke qenë se Getafe është përfshirë në garën për mbijetesë, ata do të jenë të dëshpëruar për të siguruar sa më shumë pikë që të munden dhe kjo mund të jetë një mundësi për të fituar tri pikë jetike, të cilat mund t’i lejojnë ata të qëndrojnë në La Liga sezonin e ardhshëm.
Për Real Madrid-in, tre pikët nuk janë të një rëndësie të madhe për ta, edhe pse ata mund të humbin garën me Atletico Madrid për vendin e dytë. Mbetet për t’u parë nëse çështja do të çohet më tej.