Real Madrid ka fituar ndeshjen e katërt rresht në La Liga. “Los Blancos” fituan në transfertë 0-3 ndaj Racing Santander, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të.
Madrilenët kaluan në avantazh që në minutën e 11-të, ku Kylian Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë nga mbrojtësi i Santander, Matteo Prati ndaj Mbappe.
Në minutën e 22-të, Jude Bellingham tregon gjithë klasin e tij duke shënuar një gol tejet të bukur, pas asistit të marrë nga Arda Guler. Në minutën e 36-të, Yan Diomande shënoi golin e tretë për madrilenët, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Një pjesë e parë që nuk ka aspak histori për vendasit, ndërsa Real Madrid dominoi në çdo aspekt si në lojë ashtu edhe në rezultat. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Real Madridin.
Në pjesën e dytë, madrilenët administrojnë në mënyrën e duhur rezultatin dhe shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Real Madrid fiton 0-3 dhe mban vendin e tretë me 27 pikë, një pikë më pak se Atletico Madrid e vendit të dytë dhe tre pikë më pak se Barcelona kryesuese.