Thursday, 19. February 2026
Futboll

Real Madrid bën surprizën e madhe në merkato, siguron qendërmbrojtësin e Atletico Madridit

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

Tashmë dihet që Real Madrid është i fokusuar te ndjekja dhe nënshkrimi i talenteve të reja. “Marca” dhe “AS” zbulojnë se “Los Blancos” janë kanë siguruar nënshkrimin me Aimar Garcia, një qendërmbrojtës i ri, 18 vjeç, pjesë e Atletico Madridit.

18-vjeçari do të njekë rrugën e shokëve të tij si Jesus Fortea, Gabriel Castrelo, Ariel Nkoghe, Andrés Corcoba dhe Sergio Mestre, të cilët lanë Atletico Madridin për t’u transferuar te rivali historik, Real Madrid.

Ende nuk dihet nëse Aimar Garcia do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Real Madridit apo do të huazohet diku tjetër për të fituar përvojën e duhur, para se të debutojë me ekipin e parë të “Los Blancos”.

Teilen: