Tuesday, 14. July 2026
Sport

Real Madrid – Borussia Dortmund, ja kur zhvillohet finalja e madhe

GS 09/05/2024 1 Min. Lesezeit

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor.

“Los Blancos” iu falën dygolëshit të vonë të Joselut për të thyer dhe eliminuar Bayern Munich.

Sulmuesi 34-vjeçar erdhi nga stoli dhe realizoi dy gola historikë, duke zhvlerësuar eurogolin e Alphonso Davies.

Sukses i jashtëzakonshëm i Realit të Madridit. Rekordmenët e turneut më të rëndësishëm për klube, do të luajnë finalen e 6 në 10 vitet e fundit.

Teilen: