Pavarësisht se për momentin është i dëmtuar dhe do të mnungojë për disa javë të tjera, Kenan Yildiz vazhdon të jetë objektiv i disa klubeve të mëdha.
Corriere dello Sport zbulon se dy klubet më të interesuara për fantazistin turk janë Bayern Munich dhe Real Madrid.
Yildiz u largua nga akademia e të rinjve të Bayern Munich me parametra zero në vitin 2022 për t’iu bashkuar Juventusit, ku është afirmuar si një nga futbollistët më premtues në qarkullim. Pavarësisht interesit të Bayernit për ta rikthyer, vetë lojtari ka zbuluar arsyet e largimit nga bavarezët: “Kam qenë këtu për katër vite dhe të gjithë më kanë treguar gjithmonë besim të madh, diçka që më mungonte te Bayerni. Kam qëndruar atje për njëmbëdhjetë vite dhe nuk e kam ndjerë kurrë besimin e tyre.”
Kjo mungesë harmonie mes lojtarit dhe ish-klubit të tij e vendos Real Madridin në një pozicion të favorshëm për ta afruar atë. Në anën tjetër, Yildiz është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2030. Bardhezinjtë kanë lënë të kuptohet se nuk e mendojnë largimin e tij për një shifër më pak se 100 milionë euro.