Sunday, 24. May 2026
Sport

Real Madrid fiton “El Clasico” ndaj Barcelona

GS 01/03/2025 1 Min. Lesezeit

Pas një pushimi 2-javor është rikthyer Euroleague, turneu më i rëndësishëm i basketbollit për meshkuj në Europë.

Skuadra greke e Olympiacos, falë fitores 92-70 në fushën e Virtus Bologna, vijon të komandojë renditjen.

Në vendin e dytë ndodhet Fenerbahce, që u mund 94-76 nga Maccabi, ndërkohë që një ekip tjetër grek po paraqitet mirë, Panathinaikos, që fitoi 96-93 ndaj Villeurbanne dhe ngjitet në vendin e tretë.

Në këtë javë spikati derbi spanjoll mes Real Madrid e Barcelona, sfidë ku skuadra madrilene fitoi 96-91. Në “Top-6″, ku janë ekipet që shkojnë direkt në play off, janë edhe Paris Basketball, Monaco e Crvena Zvezda.

Euroleague-Raundi i 27-të

Crvena Zvezda – Zalgiris Kaunas, 80-86

Paris Basketball – Bayern Munich, 93-88

Armani Milano – Monaco, 86-80

Real Madrid – Barcelona, 96-91

Maccabi Tel Aviv – Fenerbahce, 94-76

Anadolu Efes – Alba Berlin, 98-73

Virtus Bologna – Olympiacos, 70-92

Partizan Beograd – Baskonia Gasteiz, 86.73

Villeurbanne – Panathinaikos, 93-96

Teilen: