Saturday, 10. October 2026
Sport

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

GS 10/10/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madridi ka fituar 1:0 ndaj Villarrealit të shtunën mbrëma. Yan Diomande e shënoi golin e fitores në minutën e 62-të.

Megjithatë vëmendja ishte te Vinicius Junior. Braziliani hyri në lojë në minutën e 52-të. Në minutën e 71-të shënoi gol.

Por arbitri pasi e shikoi VAR-in, anuloi golin e Viniciusit dhe e ndëshkoi atë direkt me të kuq. Në fillim të aksionit, Vini Jr e kapi për flokëve lojtarin e Villarrealit, Nathan Saliba. Për atë veprim, Vinicius u përjashtua nga loja dhe goli u anulua.

Ndeshja i takoi xhiros së tetë të La Ligas.

Me fitore, Real Madridi doli në vendin e tretë me 18 pikë. 19 i ka Atletico Madridi në vendin e dytë, ndërsa Barcelona udhëheqë me 24 pikë.

Teilen: