Tuesday, 10. March 2026
Futboll

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Dani Carvajal, një spanjoll për të shtuar konkurrencën ndaj Alexander Arnold

GS 10/03/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse ka një nga lojtarët më të mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes si Alexander Arnold, Real Madrid sërish do të ndërhyjë në merkato verën e ardhshme për këtë pozicion, duke qenë se do të largohet Dani carvajal. Kapiteni aktual do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, destinacioni i ri me shumë mundësi do të jetë në MLS.

Për këtë arsye, drejtuesit e “Los Blancos” kanë filluar që tani të shqyrtojnë disa alternativa për të shtuar konkurrencën në krahun e djathtë dhe kanë piketuar një lojtar, që është në kulmin e karrierës. Bëhet fjalë për spanjollin e Tottenham, Pedro Porro, i cili ka një vlerë në treg rreth 40 milionë euro dhe është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2028.

Porro duket profili ideal që kërkon Real Madrid, pasi njihet për aftësitë e tij mbrojtëse por edhe ato sulmuese. Megjithatë, largimi nga Tottenham nuk do të jetë aq i thjeshtë.

Teilen: