Tuesday, 17. March 2026
Sport

Real Madrid i vendos në shitje gjashtë lojtarë

GS 17/03/2026 2 Min. Lesezeit

Real Madridi ka vendosur gjashtë lojtarë të ekipit të parë në listën e transferimeve përpara merkatos së verës, sipas raportimeve të fundit.

“Los Blancos” po planifikojnë dritaren e parë të plotë të transferimeve nën drejtimin e Alvaro Arbeloas, i cili zëvendësoi Xabi Alonson në janar.

Sipas raportimeve, Ferland Mendy tashmë është futur në listën e largimeve pas dëmtimit të fundit muskulor, të pësuar në fitoren 3-0 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, pesë lojtarë të tjerë pritet të nxirren në shitje, duke sinjalizuar një rindërtim të madh të mbrojtjes: David Alaba, Antonio Rudiger dhe Dani Carvajal.

Kontrata e Carvajalit skadon në fund të sezonit, ndërsa Rudiger ka pasur probleme të shumta me dëmtime dhe ka luajtur vetëm 11 ndeshje në La Liga këtë sezon.

Alaba, nga ana tjetër, vazhdon të vuajë nga problemet fizike pas rikthimit nga një dëmtim i rëndë në ligamentin e gjurit (ACL).

Gjithashtu, Fran Garcia pritet të largohet, pasi ka humbur vendin si titullar në krahun e majtë.

Një emër surprizë në listë është Eduardo Camavinga, i cili mund të shitet për rreth 50 milionë paund.

Mesfushori francez ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe interesim për të kanë shfaqur edhe disa klube të Premierligës, përfshirë Liverpoolin.

Në anën tjetër, Real Madridi po shqyrton mundësinë për të transferuar Rodrin nga Manchester City.

Fituesi i Topit të Artë thuhet se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij përtej vitit 2027, duke e bërë atë një objektiv të mundshëm për klubin madrilen.

Këto lëvizje tregojnë qartë se Real Madridi po përgatit një ndryshim të madh në skuadër, veçanërisht në repartin defensiv.

Teilen: