Thursday, 9. April 2026
Sport

Real Madrid ka marrë vendim të prerë në lidhje me sulmuesin Kylian Mbappe

GS 09/11/2023 1 Min. Lesezeit

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka marrë vendim të prerë në lidhje me sulmuesin Kylian Mbappe.

“Cadena SER” shkruan se klubi spanjoll ka hequr përfundimisht dorë nga transferimi i francezit në fund të këtij edicioni.

Mësohet se Reali nuk ka pranuar kërkesat e Mbappes, i cili në verën tjetër do të mbetet lojtar i lirë.

Mësohet se Mbappe ka kërkuar pagë të lartë dhe bonuse, që kanë bërë Realin t’i ndërpresë negociatat me përfaqësuesin e Francës.

Mbappe është pjesë e Paris Saint-Germainit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Pas tërheqjes së Realit nga transferimi i Mbappes, në garë për shërbimet e tij, ka mbetur skuadra e Liverpoolit. Mbappe ka shënuar 12 gola në 14 ndeshje këtë edicion.

Teilen: