• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madrid ka zgjedhur zëvendësuesin e Ancelottit

22/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid ka zgjedhur Xabi Alonson si zëvendësues të Carlo Ancelottit, sipas Fichajes.net.

Trajneri spanjoll ka transformuar Bayer Leverkusen që kur mori drejtimin e ekipit gjerman në tetor 2022.

Sezonin e kaluar, Alonso ndihmoi skuadrën e tij të fitonte Bundesliga-n si dhe Kupën e Gjermanisë.

Leverkusen arriti edhe në finalen e Europa League, ku u mund nga Atalanta.

Ishte humbja e parë dhe e vetme e ekipit në të gjithë sezonin 2023/24. Trajneri spanjoll ka fituar 77 nga 115 ndeshjet e tij në krye të skuadrës gjermane, duke regjistruar një raport fitoresh prej 66.96%.

Paraqitjet e tij me sa duket e kanë bindur Real Madridin, që po bën plane për një të ardhme pa Carlo Ancelotti-n.

Italiani ka arritur sukses të jashtëzakonshëm gjatë periudhës të tij të dytë me Los Blancos dhe së fundmi u bë trajneri më i suksesshëm i klubit.

Real Madridi tani po përgatitet për të ardhmen dhe beson se Alonso është njeriu i duhur për t’i udhëhequr ata përpara.

Spanjolli kaloi pesë sezone si lojtar në Santiago Bernabeu dhe la një përshtypje shumë të mirë në klub.

Next Post

Ballkani fiton derbin e qytetit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.