Monday, 25. May 2026
Sport

Real Madrid kërkon holandezin Dumfries nga Interi, është dëshirë e trajnerit Mourinho

GS 25/05/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid po kërkon një mbrojtës për krahun e djathtë, pasi Alezander-Arnold po kalon një moment delikat. Ai është lënë jashtë listës së Anglisë për Botërorin e kësaj vere në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas “Team Talk”, anglezi nuk konsiderohet një lojtar qendror në projektin e Mourinho-s, që pritet të marrë sërish drejtimin e “Los Blancos”. “Special One” kërkon nga klubi madrilen që t’i sjellë në skuadër holandezin Denzel Dumfries.

Anësori i djathtë ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh për prishjen e parakohshme të kontratës me Interin, që do të humbiste një titullar me peshë në këtë rast. Drejtuesit e Realit kanë nisur punën dhe Dumfries mund të veshë fanellën e bardhë të “galaktikëve” këtë verë.

Teilen: