Sunday, 1. November 2026
Futboll

Real Madrid mbyll llogaritë ndaj Santander që në pjesën e parë. Diomande shënon supergol (video)

GS 01/11/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid po fiton 0-3 ndaj Racing Santander, pas 45 minutave të para, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.

Madrilenët kaluan në avantazh që në minutën e 11-të, ku Kylian Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë nga mbrojtësi i Santander, Matteo Prati ndaj Mbappe.

Në minutën e 22-të, Jude Bellingham tregon gjithë klasin e tij duke shënuar një gol tejet të bukur, pas asistit të marrë nga Arda Guler. Në minutën e 36-të, Yan Diomande shënoi golin e tretë për madrilenët, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Një pjesë e parë që nuk ka aspak histori për vendasit, ndërsa Real Madrid dominoi në çdo aspekt si në lojë ashtu edhe në rezultat. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Real Madridin.

SHIKOGOLAT

Teilen: