Real Madrid ka fituar 4-1 ndaj Elche, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Rezultati u zhbllokua në minutën e 39-të, ku pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Federico Valverde dhe grushtim të portierit mik, Antonio Rudiger tregohet i vëmendshëm dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje të fortë me të djathtën brenda zonës.
Në minutën e 44-të ishte kapiteni Federico Valverde që gjen sërish golin, këtë herë në kampionat, pas tre golëshit në mesjavë ndaj Manchester City në Champions League.
Pas asistit të marrë nga Fran Garcia, Valverde dërgoi topin në rrjetë me një goditje shumë të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për “Los Blancos”.
Në minutën e 65-të, ishte Dena Hujisen që shënoi me kokë, pas krosimit perfekt në zonë të sulmuesit të ri të futur si zëvendësues në pjesën e dytë, Daniel Yanez.
Në minutën e 84-të, Elche gjen golin e nderit falë autogolit të Manuel Ángel Morán, i futur si zëvendësues në vend të Brahim Diaz. Në minutën e 89-të, Arda Guler shënon ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni deri tani. Ylli turk zuri në befasi portierin e miqve, me në goditje fantastike nga më shumë se gjysma e mesit të fushës.
Real Madrid fiton 4-1 dhe tani është vetëm 1 pikë larg Barcelona, e cila për këtë javë luan nesër në “Camp Nou” ndaj Sevilla.