• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madrid me një kërkesë publike

25/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi kërkon publikisht shkarkimin e Luis Rubiales.

Real Madridi është kundër që Luis Rubiales të vazhdoj të jetë në krye të federatës spanjolle të futbollit.

Rubiales bëri veprime skandaloze në fitimit e Kupës së Botës nga gratë në të dielën e javës së kaluar, duke puthur Jenni Hermoson dhe duke bërë kërcënime ndaj lojtares më pas – me këtë të fundit që tha publikisht se nuk ishte veprim i hijshëm.

Presidenti i federtës spanjolle deklaroi sot (e premte) se ai nuk do të tërhiqet dhe mori mbështetje nga bordi i federatës.

Por, Real Madridi ka thënë se e mbështet Victor Francos që çështja të shkojë në gjykatë.

“Pas paraqitjes së presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, Luis Rubiales, para Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme të mbajtur sot, Real Madrid dëshiron të deklarojë sa vijon: Se klubi ynë mbështet plotësisht vendimin e marrë nga presidenti i Këshillit Epror i Sportit, Victor Francos, i cili do ta ngrejë menjëherë këtë çështje në Gjykatën Administrative të Sportit”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Tani e tutje, Real Madridi i beson plotësisht veprimeve të kryera nga organet kompetente përkatëse, siç është Këshilli i Lartë Sportiv në këtë rast”.

“Klubi ynë mbështet ekipin tonë të futbollit të grave dhe përsërit urimet e tij për arritjen historike të arritur me fitimin e Kupës së Botës dhe do të vazhdojë të punojë për zhvillimin dhe rritjen e futbollit të femrave në vendin tonë”, përfundon reagimi i klubit madrilen.

Next Post

VIDEO/ Chelsea e bën “sefte” në Premier League, Sterling mendon për pikët e “bluve”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.