Thursday, 5. February 2026
Futboll

🔥 Real Madrid merr lajmin e keq, dy mungesa të konfirmuara ndaj Benfica

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Lajme aspak të mira për Real Madridin. Klubi madrilen do të ketë të paktën dy mungesa të rëndësishme ndaj Benfica, në playoffin e Champions League.

I pari është Jude Bellingham, anglezi do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit në kofshë të pësuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionat.

I dyti është Rodrygo, i cili është pezulluar me 2 ndeshje në Champions League për “gjuhë abuzive” gjatë ndeshjes së fundit kundër Benfica-s, ku u ndëshkua në fund me karton të kuq. Braziliani do të humbasë të dyja ndeshjet e playoff-it kundër të njëjtit kundërshtar.

Ndeshja ndaj Benfica është e vlefshme për një vend për në çerekfinale, ndaj mungesa e Rodrygo dhe Bellingham do të jetë një shqetësim i madh për Alvaro Arbeloa dhe Real Madridin.

Teilen: