Pavarësisht se mungesa e Kylian Mbappe në dy ndeshjet e fundit të Real Madridit nuk është ndierë aspak, ku madrilenët fituan 3-0 ndaj Manchester City në Champions League dhe së fundmi 4-1 ndaj Elche në La Liga, sulmuesi francez është rikthyer në stërvitje dhe do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit drejt Anglisë.
Sipas medieve spanjolle, këtë të diel, Kylian Mbappe u pa duke marrë pjesë në një seancë të plotë stërvitore. Ai e përfundoi seancën pa probleme dhe, përveç ndonjë surprize të minutës së fundit, sumuesi do të udhëtojë për në Manchester.
Megjithatë, madrilenët sërish do të kenë mungesa të rëndësishme ndaj City-t, si Jude Bellingham, Rodrygo, Alvaro Carreras, Dani Ceballos, David Alaba dhe Raul Asencio. Por, rikthimi i Mbappe është padyshim një lajm shumë i mirë, dukë ditur rëndësinë që francezi ka te madrilenët.