• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madrid merr masat, vendos të ngrejë një “mur” kundër Halandit

05/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Si Reali i Madridit ashtu edhe Mançester Sitit mund të mburren me shifrat e tyre mes pesë kampionateve të mëdha në Europë, pavarësisht se skuadra e Ançelotit është kryesuese në La Liga pas 30 ndeshjesh, ndërsa “Qytetarët” e Guardiolës janë të tretët në Premier League me të njëjtin numër ndeshjesh. Megjithatë, Madridi, përveçse është në krye në La Liga, ka treguar një stabilitet më të madh sesa rivali i tij.

haland

Reali ka humbur vetëm një ndeshje, krahasuar me tre të Sitit, dhe çelësi e “los blancos” qëndron te forca mbrojtëse. Nëse anglezët kanë shënuar një gol më shumë (67) se Reali, kryesuesit në La Liga e bëjnë diferencën te golat e pësuar, vetëm 20 kundrejt 27 të pësuar nga Siti. Ndër pesë ligat kryesore europiane, vetëm Interi, kryesues i Serisë A, ka një koeficient më të mirë se ai i Ançelotit në golat e pësuar (14) për ndeshje: 0.46 me 0.66. Në Gjermani, Leverkuseni i Ksabi Alonsos, ka pësuar 19 gola në 27 ndeshje, prandaj ka një mesatare më të lartë sesa Madridi: 0.70. Kryesuesit e Bundesligës janë të vetmit që nuk ka humbur ende asnjë ndeshje në kampionat, ndërsa me një humbje janë PSG-ja (0.85 gola për ndeshje) dhe Interi përveç Realit. Ka gjëra që kanë ndryshuar në këtë duel të ri mes Madridit dhe Sitit në krahasim me vitin e kaluar, kur Rydiger “anuloi” Halandin në ndeshjen e parë, por e nisi takimin rastësisht për shkak të pezullimit të Militaos. Në ndeshjen e dytë (4-0), ajo në “Bernabéu” nuk vlejti. Prania e Rydigerit nuk diskutohet tani.

Ai është i paprekshmi i Ançelotit, me italianin që i beson verbërisht gjermanit që shihet si kundra vaksina për të ndalur norvegjezin. Përveç tij pritet që në mbrojtje të jetë dhe Tcuameni, duke shtuar kështu centimetrat në zonë. Ançeloti ka vendosur të ngrejë një mur.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Yamal flet me bindje: Jam i gatshëm të jem numri 10 i Barcelonës, do të ishte një burim krenarie

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.